KËRCIM NË FUND TË DASHURISË

Tingujt e fundit të melodisë u tretën në ajër dhe një çast më vonë e tërë dhoma u krodh në heshtje. Më shumë se një qetësi e improvizuar, ajo i ngjante një pauze të shkurtër, ku shiu që binte jashtë, trokiste me gishtat e mijra pikave në xhamin  e dritares me padurimin e një mysafiri të vonuar. Tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Mbi krevat çarçafi i njollosur e i mbledhur shuk, ruante akoma ngohtësinë e çasteve të shkuara dhe aromën e lehtë të flokëve të saj. Ndërsa pak më parë, vetëm pak më parë, kishte qenë krejt ndryshe...
 Koha e keqe më bëri të ngujohem kundër dëshirës sime brenda mureve të shtëpisë dhe me ndjesinë se ajo ditë qe për mua një ditë e humbur, nisa të rrotullohem instiktivisht pa pasur një ide të qartë. E urreja atë bredhje të marrë, nën atë qiell të rënduar ngjyrë plumbi, ndërsa era e dimrit të fshikullonte pa mëshirë, urreja rrëketë e ujit që rridhnin tatëpjetë, duke marrë me vete lloj-lloj mbeturinash dhe rrugën e përbaltur që më çonte çdo darkë te dera e shtëpisë sime. Ndërsa rrotullohesha pa kuptim, sytë më shkuan te një poster i ngjitur në murin e dhomës, një bukuroshe e përgjumur që dremiste e mbështetur mbi syprinën e praruar të një tavoline të mermertë, dhe këmbët e femrës, ato këmbë të zhveshura e të gjata, të modeluara nga duart e panjohura të magjistarit natyrë, të joshnin padashur. Por fytyra e saj fshihte në vetvete një buzëqeshje të ëmbël, premtim i heshtur dhënë me buzë të mbyllura të cilin vetëm unë mund ta kuptoja. Dhe një premtim i tillë i pambajtur, më kujtonte padashur ditët që shkuan dhe pritjen time të kotë mbas lulishtes së Pallatit të Kulturës, ndërsa tingujt kaotikë që vinin nga ambientet e tij përziheshin me zhurmën e makinave në rrugë. Ajo të cilën prisja nuk erdhi në asnjë nga ato ditë dhe shoqet e saj u përgjigjeshin pyetjeve të mia me fraza të shkurtra e me një shprehje bezdie në fytyrë. Dhe ecja e tyre e ngutshme, e bënte akoma më të thellë nervozismin tim.
Ndërsa ajo ecte krejt ndryshe. Kishte në të atë ngutjen karakteristike të balerinave, atë lëkundje të mesit që pasqyrohet si një valvitje e brendëshme, një pulsim i pakontrolluar që rreh të shpërthejë, por hapi i saj, ai hap i vogël e i shpejtë, lodronte mbi tokë dhe gjithë trupi më pas kërcente përpara si në një dans të panjohur. Një shtojzovalle e dehur nga drita, një flutur nate që përplaste krahët brenda zemrës sime e më bënte të ndjehesha i dashuruar me jetën, një ëndërr e marrë që s'qe bërë kurrë realitet e që më joshte e më trembte në të njëjtën kohë.
 Shiu vazhdonte të binte dhe pikat e tij që trokisnin në xham më fusnin padashur të dridhurat. Çova dorezën e radiatorit në maksimum dhe nisa të përgjoj zhurmat që vinin nga jashtë. Tinguj të çrregullt e të përgjumur, të qullur nga shiu që depërtonin deri në dhomë duke u përzier me njëri-tjetrin. Por befas një zhurmë e lehtë këmbësh kumboi nëpër shkallë dhe unë mbeta një çast pa lëvizur, duke dyshuar në imagjinatën time.Ishte një hap i njohur, një hap që mund ta hidhte vetëm dikush. Një çast më vonë dera trokiti. Vrapova drejt saj si i marrë e ndërsa e hapja më rrëmbim, nuk arrija t'u vija fre mendimeve të mia. Ajo qëndronte tashmë përballë meje, e lagur nga shiu, me krelat e flokëve të ngjitura mbi ballë dhe masën e tyre të rëndë e të qullur mbi supet e hajthshme, me fytyrën e skuqur nga të ftohtët, ku vetëm sytë e mëdhenj, shikonin nga unë me një shkëlqim të çuditshëm. Vajza buzëqeshi një moment pastaj pëshpëriti nën zë:
-Hutaq, më ler të hy,- dhe gishti i saj i hollë u mbështet në gjoksin tim duke më shtyrë lehtë, ndërkohë që hynte brenda pa pritur ftesën time. Një rrymë e nxehtë përshkoi gjithë trupin tim pa më lënë kohë të arsyetoja me qetësi. Mbylla derën dhe i shkova nga pas duke u përpjekur të mblidhja veten. Ndërsa hyra në dhomë u ndesha përballë me të që vazhdonte të më shikonte pa m'i ndarë sytë.
-Si erdhe deri këtu,-  pyeta i turbulluar.
-Nga rruga,- kumboi zëri i saj, ndërsa një gaz i brendshëm i ndriçonte fytyrën. Mesa dukej dëfrehej duke më vënë në lojë.
-Çudi,- vazhdova unë,- kisha përshtypjen se mund të vije nga dritarja ose të kacavireshe nga maja e çatisë, po nga rruga...
Ajo qeshi. Pastaj mu afrua ngadalë pa m'i shqitur sytë dhe me një shprehje fëmije në fytyrë mërmëriti duke më zgjatur duart:
-Shiko sa të ftohta i kam.
I mora duart e saj të vogla në duart e mia që digjeshin dhe nisa t'i shtrëngoj me frikën se nga çasti në çast do të thyheshin e thërmoheshin si kristale bore. Pastaj e ndihmova të hiqte xhupin e qullur e të rënduar nga shiu.
-Qënke lagur e tëra,- vërejtja me keqardhje. Ajo miratoi me kokë pa folur. Iu afrua radiatorit dhe zgjati duart mbi të.
-Ke ndonjë gjë për të veshur,- pyeti pa kthyer kokën dhe ndërsa bëja t'i përgjigjesha shtoi,- lëre, e gjej vetë.
Sa hap e mbyll sytë ajo u zhduk në dhomën tjetër. Dëgjoja zhurmën e garderobit, ndërkohë që gërmonte mes rrobave të mia dhe nuk arrija t'i jepja një kuptim logjik të gjithë asaj çka po ndodhte. U shfaq sërish duke më flakur rrobat e saj të qullura. Ndërsa i vendosja për ti tharë në anën e pasme të radiatorit, shikoja me bisht të syrit vajzën. Kishte veshur një këmishë timen që i arrinte në mes të kofshëve dhe një palë çorape të pambukta. Asgjë tjetër.Këmbët e saj, ato këmbë që dinin të vallzonin aq bukur lëviznin para syve të mi, ndërsa ajo iu afrua magnetofonit.
-Punon ky,- pyeti duke e treguar me gisht.
-Natyrisht,- buzëqesha pa ditur ç'të thosha.
Ajo shtypi butonin dhe tingujt e muzikës u përhapën në dhomë. Ishte një këngë e Leonard Cohen, një nga këngët e mia të preferuara, titulluar "Dance my in the end of love". Dhe një çast më vonë sikur të m'i kish lexuar mendimet, dora e saj u nder në ajër.
-Kërce me mua,- foli nën zë. Dora ime preku të sajën dhe ajo mu afrua pranë. Ndërsa e kapja nga mesi ndjeva si u epua beli i hollë. Balerina u ngjesh pas meje dhe krahët e saj u mbështollën rreth qafës sime. Një valë e ngrohtë më pushtoi të tërin. Një lumturi e çuditshme depërtontë në çdo qelizë të trupit tim duke më bërë të harroja gjithçka. Ditët e mërzitshme, shiun që binte dhe vetminë time. Trupi i saj u ngjesh më shumë pas timit dhe duke e shtrënguar në krahë ndjeja frymën e saj të nxehtë në qafën time dhe sytë e saj që shikon në thellësi të shpirtit tim. Ishte një dans i çuditshëm. Shtrënguar pas njëri-tjetrit, nisa të harroj botën përtej dritares dhe çdo gjë tjetër, ndërsa kërceja duke mbajtur në duar atë trup të hajthshëm e të brishtë që falte një zjarrmi epshndjellëse. Dhe duke kërcyer kështu, ndjeja ngrohtësinë e kurit të femrës që shtrëngohej pas qafës sime. Zëri i saj u përhap si një melodi e ëmbël në dhomën e vogël e të ngrohtë ku qenë shuar tashmë tingujt e muzikës.
-Merrmë me vete,- pëshpëriti rrëzë veshit tim.
-Si..,-  u drodha unë.
-Merrmë.., dua të bëj dashuri me ty.
Dhe fjalët e saj këtë herë tronditën gjithë qenien time. E pushtova në krahë pa e kuptuar se trupi i vajzës ishte ngritur nga toka. Dhe një çast më vonë, vetëm një çast më vonë një baticë dehëse më kaplloi mëndjen. Fryma e saj e zjarrtë u përplas në faqen time dhe buzët e ngrohta të femrës u ngjeshën pas të mijave.Ishte një puthje përvëluese, mishi i nxehtë që bashkohej duke u shndrruar në një trup të vetëm dhe gjuha e saj që kërkonte timen me ngulm. Po kishte në atë puthje edhe diçka tjetër, një lloj pasigurie të fshehtë, një përpëlitje nervash që regëtinin në brendësi të gojës, ndërsa thithja me afsh tulin e butë të tyre. Ngadalë çova dorën nën këmishën e saj, duke prekur kofshën e femrës që u shtrëngua më shumë pas meje. Dora ime rrëshqiti mes tyre dhe nis ta përkëdhel duke ndjerë mishin e ngrohtë e të butë që epej nga shtrëngimi im dhe trupin e saj që dridhej. Ndërsa e puthja, hoqa me rrëmbim bluzën e trashë dhe gjithë ç'kisha poshtë. Ajo u shkëput një çast, pastaj sytë e saj u mbyllën sërish dhe goja e zjarrtë u mbështet në qafën time. Një thithje përvëluese më bëri të mos u vija më fre veprimeve të mia. I zbërtheva këmishën me ngut dhe një çast më vonë gjinjtë e saj kërcyen jashtë, duke u shfaqur në dy forma të mrekullueshme me thumbat e mëdhenj ngjyrë rozë, burim i përjetshëm ku perënditë pinin qumështin hyjnor, lëkurë e lëmuar që regëtinte nga pasioni, ndërsa duart e mia nisën t'i preknin, t'i përkëdhelnin, t'i fërkonin gjithnjë e më fort. Ajo klithi lehtë dhe më shtyu një çast. Pastaj sytë e saj të turbullt e të ujshëm më lanë të kuptoja gjithçka. E rrëmbeva në krahë duke e hedhur mbi shtrat. Vajza ktheu kokën nga muri dhe diçka belbëzoi. Si i dehur u shtriva mbi të.Ndërsa shtrëngoja atë kurm të ngrohtë në krahët e mi, vazhdoja ta puthja me epsh dhe buzët e saj dridheshin nga zjarri. I tërhoqa këmishën nga shpatullat, ndërsa femra ngriti trupin lart duke hedhur kokën pas. Ndërsa e mbaja nga mesi e flaka tej atë rrobë që i mbulonte trupin dhe një çast më vonë zbërtheva pantallonat. Tashmë veshja ime gjendej në dysheme, ndërsa ne shtrënguar pas njëri-tjetri merrnim dhe jepnim dashuri.
-Të lutem,- rënkoi ajo.
-Ç'farë,- mërmërita duke e puthur.
-Oh, mos më shkakto dhimbje...
Më shumë se lutje ishte një psherëtimë e pashpresë, ndonse ende nuk e njihja frikën e saj. Nisa t'ia thith me gojë thumbat e gjinjve, ndërsa gishtërinjtë e mi fërkonin tulin e butë të tyre, atë masë të fryrë që lodronte nën duart e mia. Femra nisi të rënkonte dhe zëri i saj përhapej e përplasej në muret e dhomës. Ndjeja fundin e barkut të vajzës që ngrihej lart e fërkohej pas prehërit tim sa herë që ajo lakonte mesin, ndërsa puthja me epsh gjoksin e saj. I eksituar shkula nga trupi mbathjet e mia dhe rashë mbi të. Ia futa duart nën vithet e fryra duke e fërkuar pa ndërprerje. Krahët e femrës u shtrënguan më fort pas qafës sime. Ndërsa fërkoja kofshët e saj, dora ime rrëshqiti mes tyre dhe gishtat e mi ndjenë ngrohtësinë e lagësht të seksit të saj, fshehur pas cipës së hollë të mbathjeve. I grisa me një lëvizje të shpejtë. Ajo bërtiti. U ngrita në gjunjë dhe femra tentoi të mbulohej me duar, ndërsa sytë e saj ishin ngulur në një pikë të vetme. Shikonte organin tim gjenital të eksituar në maksimum ndërkohë që unë ia largova duart dhe vajza e skuqur në fytyrë belbëzoi:
-Mos.., nuk dua...
Mbase donte të thoshte të kundërtën. Pashë për një çast seksin e saj. Atë formë të mrekullueshme me buzët e njomura e të skuqura, rrethuar nga një tufë leshi e errët. Dy buzë të trëndafilta që çonin drejt parajsës, një rrugë që atë moment më ftonte t'i shkoja deri në fund. Dhe një çast më vonë gjithçka u zhvillua si në ëndërr. Ia ngrita këmbët lart duke e shtrënguar nga kofshët, ndërsa vajza tentoi të mbulohej sërish. Koka e penisit tim rrëshqiti mes tyre duke përkëdhelur leshin e butë dhe hapi buzët e seksit të saj. Ndërsa kërkoja hyrjen e vaginës, shikoja i turbulluar pubisin e femrës dhe ndjeja ngrohtësinë e mishit të fryrë. I dhashë trupit para dhe ajo klithi. U mundua të më shtynte. Çova dorën duke kërkuar të çarën, ndërkohë që rëndova përsëri. Klithmat e femrës nuk më bënin përshtypje. Ishte e ngushtë, tepër e ngushtë dhe i nervozuar çpova me forcë hyrjen e vrimës së saj. Koka e penisit tim rrëshqiti me zor brenda në vaginë ndërsa vajza bërtiti. Rëndova përsëri, ndërsa arrija të kuptoja më në fund se ajo po vuante. Por tashmë nuk mund ta përmbaja më veten. Ajo masë e fortë dhe e eksituar, një shkop mishi që shtyhej përpara u zhyt me egërsi brenda në seksin e saj dhe vetëm klithmat e femrës tregonin atë që po ndodhte. Vrima e vaginës u zgjerua, penisi u fut deri në fund dhe unë nisa të lëvizja duke rënkuar nga kënaqsia, ndërkohë që shijoja magjinë që të fal seksi. Ndërsa ajo klithte duke mu lutur ta lija. Por lutjet e saj të ndërprera nga britmat e shtonin akoma më tepër eksitimin tim. Ndjeja fundin e vaginës së femrës që ndeshte me kokën e penisit, ndërsa ia fusja deri në fund pa pyetur për dhimbjen e saj. Por duart e vajzës tashmë nuk shtynin më dhe thonjtë ishin ngulur në kurrizin tim si kthetrat e një bishe të plagosur. Ajo e kërkonte atë dhimbje, ajo e ndjente atë në tërë thellësinë e qenies së saj dhe duke vuajtur, provonte kënaqsinë që i jepte penisi im. Një kënaqsi therëse deri në mundim, e papërsëritshme, e pakapshme nga logjika. Një dhimbje dehëse që e trondiste deri në palcë, ndërsa më lutej t'ia nxirja jashtë, ndërsa klithte se po e vrisja, ndërkohë që më shtrëngonte me forcë mbi trupin e saj dhe këmbët e hapura kishin rrethuar si një unazë e hekurt mesin tim. Një çast më vonë unë u prisha. Muskujt u lëshuan, ndërkohë që sperma e ngrohtë rrodhi me vrull në thellësi të vaginës dhe rënkimet e vajzës u përzien me të miat. U mundova të rregulloj frymëmarjen, ndërsa mushkëritë mezi e përballonin trysninë e ajrit. Isha i dërmuar dhe nuk arrija t'i jepja një kuptim asaj ç'ka ndodhi. U mundova të ngrihesha, por krahët e femrës vazhdonin të shtrëngonin qafën time. Ia çlirova me zor ndërsa hidhja sytë mbi të. Qëndronte ende ashtu si e ngrirë, me fytyrën e skuqur dhe faqet e përflakura, ndërkohë që gjinjtë i ngriheshin e i uleshin në një arritmi kaotike dhe gjithë trupi i dridhej. U shkëputa ngadalë me frikën se mos e lëndoja. Ajo bërtiti dhe hapi sytë. Atëherë lexova gjithë dhimbjen e saj. Një dhimbje krejt ndryshe nga ajo që kisha përfytyruar unë. Një dhimbje e vërtetë. E ndihmova të çohej dhe vajza nuk tentoi aspak të mbulohej. Rrëzë kofshëve të saj, çarçafi i njollosur nga gjaku shprehte qartë gjendjen shpirtërore të femrës. E afrova pranë vetes duke e përkëdhelur, por ajo më shtyu lehtë. Atëherë e mora në krahë, ndërsa drejtohesha nga banja. U shkëput sërish nga unë dhe më ktheu krahët duke hyrë brenda. Dera u mbyll dhe unë me një ndjenjë fajtori iu afrova dritares. Një djegije e  brendëshme më acaronte nervat. Mendova se duhej të isha lënduar, ndërsa tentoja të kryeja kontaktin me të. Dhe padashur risolla në mend ato çaste të çmendura të dashurisë, kur trupat tanë përpëliteshin në ethet e zjarrmisë dhe klithmat e saj shprehnin gjithë zjarrin që digjte. Sytë e femrës mu shfaqën sërish, ndërsa belbëzonte fjalë dashurie, ndërsa lutej, ndërsa vuante atë dhimbje therëse e të ëmbël që sjell dashuria e parë.
Një lëvizje pas krahëve të mia më bëri të ktheja kokën. Shtanga nga habia. Ajo po kërcente, po kërcente vërtet. Trupi i saj i zhveshur lëkundej nën ritmin e tingujve imagjinarë në një dans të çuditshëm dhe lakuriqsia e tij të joshte më tepër se çdo moment tjetër. Ishte një kërcim i panjohur, ku lëvizjet ndërthureshin me një dridhje të brendëshme që hidhte përpjetë gjithë kurmin e vajzës. Dhe kishte në atë vallzim aq dhimbje, aq dhimbje sa nisa të kuptoj se ajo vuante vërtet. Mbase jo për atë ç'ka humbi, për atë që dha pa e menduar gjatë, por për diçka tjetër. Një klithmë e heshtur ku kënaqsia dhe mundimi përziheshin bashkë, fluturim i dehur nga drita, ku si një shtojzovalle e marrë përplasej në krahët e së panjohurës. I tillë ishte ai kërcim. Ai kërcim në fund të dashurisë.
Ngadalë, sikur të kisha frikë se do shkatërroja gjithçka, i hodha mbi supe një rrobë. Ajo ndaloi dhe ktheu kokën. Sytë e balerinës u ndeshën me të mitë dhe unë padashur u drodha. Ata sy që vështronin tejpërtej nuk shfaqnin më asnjë shenjë ngrohtësie. Nuk qe vështrimi i një vajze fatkeqe, por i një gruaje të munduar, të zhgënjyer, braktisur në fatin e saj. Nisi të vishej me indiferencë pa i kushtuar rëndësi lëvizjeve dhe sërish u gjend përballë meje. Më hodhi duart në qafë dhe unë e putha instiktivisht, ndërsa ndjeja buzët e saj të lagura, të ftohta që nuk reagonin më. Pastaj një çast më vonë vajza u shkëput dhe iu drejtua derës. Doja t'i shkoja nga pas, t'i lutesha duke i kërkuar falje për atë ç'ka ndodhi, t'i bija në gjunjë duke pritur mëshirën e saj, por një forcë e panjohur nuk më linte të lëvizja. Brenda meje një rrymë e akullt ngjitej e ngjitej drejt zemrës dhe këmbët e mia s'luanin vendit. Ndërkohë ajo kishte dalë. Ashtu e kërrusur nën vete, si një njeri që largohet me një plagë të padukshme mbi shpinë. Dhe vetëm hapat e saj që treteshin ngadalë, ushtuan për pak çaste në shkallët e zbrazëta. Pastaj asgjë...
Tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Mbi krevat çarçafi i njollosur e i mbledhur shuk, ruante akoma ngrohtësinë e çasteve të shkuara dhe aromën e lehtë të flokëve të saj. Ndërsa pak më parë, vetëm pak më parë, kishte qenë krejt ndryshe...
 

                                                                                              Artur Peçi

marrë nga vëllimi: "Përhumbja e Shpirtit"


 


...Trup gruaje, kodrina të bardha, kofshë të lëmuara,
Ngjason me botën tek prehesh e përhumbur.
Parmenda ime e pagdhendur gërmon brenda teje
dhe nga thellësi e tokës nxjerr në dritë fëmijën.
Qeshë i vetmuar si një humbellë.
Nga unë arratiseshin zogjtë
Dhe nata ndehte mbi mua pëlhurën e saj të përzishme.
Për t'i mbijetuar vetes të rroka si një armë,
Shigjetë për harkun tim, gur për hobenë time,
Por tash' vjen çast i hakmarrjes dhe ndiej se të dua.
Trup prej lëkure e tejzash,
Prej qumështi lakmitar të pangishëm.
Ah, kupat e gjirit, sytë e braktisur,
Ah, trëndafil i pubisit dhe zëri yt,
Zëri yt ledhatar e i trishtë.
Trup i gruas sime,
Do prehem përjetë në hirin tënd.
Afshi im i pashuar, makthi im pa fund,
Shtegtimi im i paditur.
Përrenj të turbullt ku mbetet etje e përjetshme,
Mbetet mundimi dhe, dhimbja mbetet..!

PABLO NERUDA
marrë nga vëllimi: "Njëzet poezi dashurie dhe një këngë e dëshpëruar"
[ përkthim ]



Të gjitha materialet e përfshira në këtë web site bëjnë pjesë në krijmtarinë e Artur Peçit.
Çdo riprodhim i pjesshëm ose i plotë i tyre cënon të drejtat e autorit.
© all right reserved